Vdes një fëmijë në Shkup, u sulmua nga qeni i fqinjit

Një fëmijë ka vdekur mbrëmë pasi është sulmuar nga qeni i fqinjëve në lagjen Pintia në Shkup.

Nga MPB nuk bëjnë të ditur moshën e fëmijës.

“Nga Spitali “Shën Naumi i Ohrit” më 11.04 në orën 18:25 është raportuar se tek ta është sjellë një minoren nga Shkupi, i cili sipas denoncimit u është nënshtruar lëndimeve si pasojë e sulmit nga qeni, pronë e fqinjit të tij N.G. Është njoftuar prokurori publik me urdhër të së cilit trupi është dorëzuar për obduksion dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informojnë nga MPB

Lexo edhe:  Shqipëria mirëpret më shumë turistë, por me çmime më të larta