Vdes nëna e Komandant “Drinit”

 

Në moshën 89 vjeçare, vdiq Qamile Rexha, nëna e Ekrem Rexhës, i njohur me nofkën Komandant Drini.

Në deklarimet për media njihet dëshira e vetme e saj në moshë të shtyrë, që të zbulohen ata që i vranë djalin, Ekremin, mëngjesin e 8 majit 2000, para derës së shtëpisë, rast që mbeti misterioz, edhe pse janë mbajtur dy procese gjyqësore në Prizren.

Sipas njoftimit familjar, varrimi i të ndjeres bëhet sot me datë 01.09.2024 në kohën e ikindisë në varrezat e reja në Lubizhdë. / Gazeta e Prizrenit /

Lexo edhe:  Adem Qorri vdiq duke shpëtuar një fëmijë në SHBA, tani kërkohet ndihmë për ta sjell arkivolin në Kosovë