Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga vetura para tri javësh në Pejë
Personi i cili ishte aksidentuar para tri javësh në Pejë, ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka njoftuar në raportin e së dielës se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Aksidenti kishte ndodhur më 24 dhjetor në fshatin Ozdrim të Pejës.
I lënduari ishte këmbësor i cili ishte goditur nga vetura dhe si pasojë e lëndimeve është dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje