Banorët të frikësuar: Kapen në flagrancë hajnat duke i hapur dyert e veturave në Prishtinë, intervenon Policia

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Në parkingjet publike por edhe në vende ku s’lejohet parkimi, ka raste të shumta të vjedhjeve. Jo rrallëherë vjedhjet kryhen gjatë natës, periudhë kjo që shfrytëzohet nga hajnat, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë, ku Policia ka kapur në flagrancë dy persona duke hapur dyert e veturave, pas raportimit nga një qytetar, i cili kërkoi ndihmë, pasi edhe vetura e tij ishte cak i hajnave.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy të dyshuarit Sh.J., dhe P.K., po dyshohen se kanë vjedhur gjësende te ndryshme nga veturat, të cilat iu janë gjetur pas kontrollit policor dhe më pas janë sekuestruar.

Të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaruat e tyre para hetuesve dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor për veprën penale “Vjedhja”.

Lexo edhe:  Shqipëria goditet nga një termet tjetër