Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në QKUK ku ishte duke u trajtuar i plagosuri me armë zjarri më 18 shtator në fshatin Debëlldeh në Viti.
“Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 – orësh të Policisë së Kosovës.