Hoxha pasi dëgjon fjalët e Priftit, kështu i bënë “thirrje” atij të kthehet në fenë islame

Në emisionin Kojshia Show me autor Sadri Imerin, i cili transmetohet çdo të diel nga ora 20:30 në DTV, këtë javë mysfirë ishin: Imami i njohur nga Shkupi, Zekrija Bajrami si dhe prifti ortodoks nga Shqipëria, At-Nikolla Xhufka.

At-Nikolla Xhufka, në këtë emision ka befasuar me deklaratat e tij për besimtarët e fesë islame. Ai, në një mesazh drejtuar rinisë shqiptare që ta duan vendin e tyre dhe fenë e tyre, duke shtuar se “myslimanët janë më të mirë së të krishterët”, pasi që sipas tij, ata falën pesë herë në ditë, ndërsa të krishterët vetëm një herë në javë.

Këto fjalë e kanë impresionuar imamin nga Shkupi Zekrija Bajrami, ku ky i fundit tha se mesazhi i priftit ishte mjaft i bukur. “I bashkëngjitëm porosisë të priftit për rininë. Ne duhet të punojmë shumë me rini, në aspektin edukativ, në aspektin e dashurisë së familjes, sepse familja është shumë e shenjtë dhe shumë e shtrenjtë”, është shprehur imami nga Shkupi, shkruan Korrespodenti.

Ndërsa, sa i përket deklaratave të priftit se rinia shqiptare i është përkushtuar më shumë fesë islame, imami nga Shkupi i është përgjigjur atij duke i thënë se kjo është e vërtetë, pasi që xhamitë janë të mbushura plotë me rini, ndërsa thotë ai, kishat janë të boshatisura nga rinia. Imami, me këto deklarata, në mënyrë indirekte, ka ftuar priftin t’i bashkohet fesë islame.

Ndiqeni emisionin nga minuta 47 për ta parë reagimin të imamit Shkupi Zekrija Bajrami ndaj deklaratave të priftit At-Nikolla Xhufka

Lexo edhe:  Komandanti i KFOR-it e merr një vendim për Kosovën