Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua para disa ditësh në autostradën “Ibrahim Rugova”

Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gruaja që u lëndua në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka ndërruar jetë. E ndjera, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq të dielën pasdite, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima, shtetase e Shqipërisë po merrte trajtim në QKUK që nga mesdita e 4 qershorit, për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, me ç’rast me urdhër të Prokurorit trupi iu është dorëzuar familjes.

“Më 10.06.2023 si pasoj e lëndimeve të marra në aksident, gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve të viktimës.”

Lexo edhe:  Hajnat nën kërcënim të armës ia grabitin pazari ditor në market