Vdes në moshën 44 vjeçare Shpresa Jusufi, infermierja shumëvjeçare e Spitalit të Mitrovicës

Ka vdekur sot në moshë të re infermierja Shpresa Jusufi.

E ndjera kishte punuar për 23 vite në Spitalin e Përgjithshëm “Dr Sami HaxhiBeqiri” në Mitrovicë, më saktësisht në repartin e alergologjisë.

Shpresa nga kolegët, miqtë e familjarët do të mbahet mend si një person me virtyte të larta njerëzore pasi që gëzonte respektin e të gjithëve pa dallim.

Ajo nuk u dorëzua deri në fund në betejën e saj kundër kancerit.

Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerës do të do të bëhet nesër me ikindi në varrezat e fshatit Rekë.

 

 

 

Lexo edhe:  Emocionon e moshuara në Skënderaj: “Pas vrasjes së burrit i kam rritë fëmijët vetë, sot i kam pa punë”