Vdes në moshë të re shqiptarja Gerta Allushi, mësohet nga cila sëmundje vuante
Një 18-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në lulen e rinisë në Itali.
Gerta Allushi vuante nga sëmundja e pashërueshme e tumorit dhe nuk arriti t’ia dilte.
Sipas medieve italiane, 18-vjeçarja vazhdoi të buzëqeshte edhe kur sfida u bë e vështirë.
Ajo ndërroi jetë në spitalin Burlo Garofolo në Trieste.
Me origjinë shqiptare ajo lindi dhe jetonte në Tauriano me nënën e saj Almën, babanë Arben dhe Anën, motrën e saj.
Gjimnazistja, pavarësisht tumorit të zbuluar në vitin 2018, vazhdoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit, pasi donte me çdo kusht të diplomohej.