Vdes mitrovicasi i respektuar dhe besimtari që e thërriste ezanin me zërin e bukur, Bajram Fejza
Ka vdekur njëri nga personat e dashur dhe të respektuar në Mitrovicë.
Bajram Fejza është qytetari që ka vdekur sot, ndërsa lajmin përmes një postimi e ka bërë të ditur biri i të ndjerit, Sami Fejza, shkruan Jepi zë.
I ndjeri ka qenë edhe praktikues i fesë islame, ndërsa mbahet mend edhe për zërin e tij të bukur gjatë thirrjes së ezanit.
Postimi plotë:
Qofsh prej banorëve të Xhennetit baba jonë!
Sonte ndrroi jetë baba jonë, Bajram (Fazli) Fejza.
Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë.