Berisha publikon një foto me Rugovën, kujton takimin e parë me të

Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka postuar një foto me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai ka bërë me dije se kjo është fotografia nga takimi i parë që ka pasur me Rugovën.

Sipas Bërishës, takimi ka ndodhur më 21 shkurt të vitit 1991.

“Foto në shtëpinë time më 21 shkurt të vitit 1991 në takimin tim të parë me Dr. Ibrahim Rugovën”, ka shkruar Berisha.

Lexo edhe:  Dhunë në një familje në Shtërpcë: I riu i dehur rrah nënën dhe demolon shtëpinë, sulmon edhe policët