Vdes mërgimtari 18 vjeçar në SHBA, u aksidentua me motor

Një 18-vjeçar shqiptar ka vdekur pas një aksidenti me fatalitet.

Bëhet fjalë për të riun Idriz Shehu, i cili është aksidentuar me motor në New Jersey të SHBA-së, transmeton Zeri.info.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë në rrjetet sociale familjarët e të ndjerit.

“Me dhimbje mora lajmin se mbrëmë në një ndeshje me motor ndërroi jetë nipi im i dashur Idriz Shehu në moshën 18-vjeçare Nju Xhersi – SHBA. Zoti Xhenetin në pastërtinë e shpirtit të tij të pastërt … prindërve Sabrin… pusho në Xhenetin e bukur nipçe”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e familjarëve të 18-vjeçarit të ndjerë.

Lexo edhe:  Borrell: Vuçiq pranoi propozimin tonë, Kurti jo