Vdes këngëtari i njohur belg

Këngëtari i njohur Luc Smets, i grupit pop belg The Pebbles ka vdekur në moshën 76-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga organizata belge. Ai kishte qenë i sëmurë për disa kohë.

Pebbles u bë i njohur me këngën Seven horses in the sky, transmeton Indeksonline.

Në vitin 1972 Smets u largua nga grupi pas një periudhe prej gjashtë vjetësh dhe themeloi grupin Shampoo së bashku me bateristin Marcel De Cauwer.

Në vitin 1977 ai dhe grupi i tij Dream Express morën pjesë në Eurovision Song Contest, ku përfunduan në vendin e shtatë.

Lexo edhe:  Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero dhe Afrona