Vdes këmbësori që u aksidentua dy ditë më parë në Bresje

Një person ka vdekur në QKUK pasi ishte duke u trajtuar si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës dy ditë më parë.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Bresje, Fushë Kosovë  10.12.2023 – 17:42. Lidhur me rastin raportohet se  me 11.12.2023 viktima mashkull kosovar/këmbësor, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK,  për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Publikohet fotoja e parë e Ibrahim Tatlises në spital