Vdes ish-ushtari i UÇK-së Selman Kajtazi (Lika), varrimi bëhet nesër në Smrekonicë
Një njoftim i dhimbshëm ka ardhur nga fshati Smrekonicë – ka ndërruar jetë Selman Kajtazi, i njohur edhe si Lika.
Familjarë, miq dhe bashkëfshatarë janë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, të shtunën më 2 gusht 2025, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Smrekonicë.
Gjatë ceremonisë do të mbahet edhe një përkujtim për jetën dhe kontributin e Selman Kajtazit gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku ai kishte dhënë ndihmesë të çmuar për vendin.