Vdes foshnja gjatë lindjes në QKUK, njoftohet Policia

Një burrë ka raportuar në Polici se pasi e ka dërguar gruan e tij për lindje në QKUK, është njoftuar se foshnja ka vdekur, raporton teve1.info

Sipas raportit policor, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin, derisa është cilësuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“QKUK, 30.11.2023-14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe:  39 specialistë kërkohen në emergjencën e QKUK-së