Vdes Esat Tahiri, ish ushtari i UÇK-së

Ka vdekur Esat Tahiri, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të UÇK-së.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Sami Lushtaku, përcjell Jepi zë.

Postimi:

Me zemër të thyer e dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit sypatrembur, mikut të veçantë, bashkëpunëtorit të ngushtë e bashkëqytetarit të respektuar, Esat Tahiri.

Esati ishte luftëtar i zoti në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtor i imi i ngushtë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, burrë i fjalës e punëtor i palodhur. Kontributi i tij për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës do të mbetet i paharruar.

Ngushëllime familjes Tahiri, miqve e dashamirëve.
U prehtë në paqe!
SL

Lexo edhe:  Kurti i buzëqeshur, Vuçiq "fytyrë akull" - pamje nga fillimi i takimit trepalësh në Ohër