Vdes biznesmeni nga Vushtrria
Ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare ndërrmarësi nga Vushtrria, Musli Shabani.
Lajmin për ndarjen nga jeta e të ndjerit e kanë ndarë familjarë e bashkëpunëtorë në rrjete sociale, duke shprehur pikëllim për largimin e hershëm të tij nga jeta.
Musliu ishte një ndër tregtarët më të hershëm vushtrrias, së fundmi aktiv me ndërmarrjen “Edona”.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me kohën e Ikindisë në fshatin Begaj.