Vdes baca Zahir, plaku që jetonte në shtëpinë e pleqve dhe gjithë ditën lexonte në xhami
Ka ndërruar jetë axhi Zahir, i moshuari nga Prishtina i cili jetonte në shtëpinë e pleqëve por që kohën më të madhe e kalonte në Xhaminë e madhe në Prishtinë.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë hoxhë Sami Fetahu.
Kjo foto emblematike ishte shkrepur nga Arian Mavriqi – Photography. I njëjti i ka thënë edhe disa fjalë për të moshuarin.
“U takofshim në Xhenetet e Allahut baca Zahir! Allahu të mëshiroftë, po sa njeri i mirë ishe. Kurrë nuk do ta harroj butësinë tënde, dhe tregimin që më tregove, ishe shumë inspirues për të gjithë neve”, ka shkruar Mavriqi.