Vdes avokati i njohur Shefki Sylaj

Ka vdekur avokati Shefki Sylaj. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 11.02.2023 (e shtune) në ora 14:00 në varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë.

Komunikata e plotë:

Ndërroj jetë avokati Shefki (Sylejman) Sylaj

11.02.2023, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Shefki Sylaj.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 11.02.2023 (e shtune) në ora 14:00 në varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë.

Avokati Shefki, u lind me 05.01.1941, në Kamenicë. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1969, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë, ndërsa profesionin e avokatit e ushtroi nga data 25.12.1991, me seli të zyrës në Prishtinë.

Lexo edhe:  Anita “shkretoi” sërish mbrëmë: Lindës duket se i mbeti peng që nuk e piu gotën me verë me Bleron