Vdes anëtari i tifo grupit nga Skënderaj “Shqiponjat e Zeza”

Dje është gjet pa shenja jete qytetari nga Skënderaj, Azem Shaqiri.

Rrethanat e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, por tashmë dihet se në spitalin e Mitrovicës është dërguar pa shenja jete, shkruan Jepi zë.

I ndjeri ka qenë pjesë e tifo grupit drenicas, “Shqiponjat e Zeza”, të cilët kanë përkujtuar anëtarin e grupit të tyre.

Postimi i plotë:

Qyteti jonë sot në zi!
Sot Drenica ka humbur njërin ndër tifozët më besnik e ne një antarë të pashoq!
Azem, sot jemi të mërzitur tejmase me ikjen tënde por ti do mbetesh gjithmonë i gjallë tek ne!

Shqiponjat e zeza shprehin ngushllimet më të sinqerta për familjarët e vëllaut tonë dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta sepse humbja e tyre është edhe humbja jonë!

Lexo edhe:  E dhimbshme: Brenda një jave, vdesin dy vëllezër veteranë të UÇK-së nga Drenasi