Vdes Amrush Prebreza, veterani i UÇK-së dhe punëtori i KEK-ut

Ka vdekur sot Amrush Prebreza, veterani i UÇK-së dhe punëtori i KEK-ut, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Sindikata e KEK.

“Amrush Prebreza ishte një punëtor i përkushtuar i KEK-ut në DPQ, një Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtar aktiv i Sindikatës së Re të KEK-ut, duke dhënë gjithmonë kontribut në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë nga Sindikata e KEK:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më datën 01.01.2025 ka ndërruar jetë Amrush (Fazli) Prebreza, i lindur më 02.02.1963.

Amrush Prebreza ishte një punëtor i përkushtuar i KEK-ut në DPQ, një Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtar aktiv i Sindikatës së Re të KEK-ut, duke dhënë gjithmonë kontribut në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Varrimi bëhet sot, më datë 01.01.2025 (e mërkurë).

Namazi i xhenazes falet tek xhamia e “Mulla Adem Efendisë”, në mëhallën e Tërmkollt, me namaz të ikindisë në ora 14:30.

Pas faljes, varrimi do të bëhet në varrezat e reja të Bardhit të Madh.

E pamja do të mbahet në odën e të pames të xhamisë, për 3 ditë, nga ora 9:00 deri në 18:00.

Allahu e pastë mëshiruar me xhenet, e familjes ia shtoftë durimin.

Lexo edhe:  Brutale: Shoferi i çon "mendtë dikah", shkel 4 këmbësorë në Suharekë