Vdes aktivisti i Vetëvendosjes

Erzen Vraniqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka ndërruar jetë aktivisti i Vetëvendosjes, Arlind Shala.

Ai i shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe aktivistëve.

Postimi i plotë:

“I prekur thellë me lajmin për vdekjen e aktivistit Arlind Shala…

Djalë i hareshëm, i rritur në pjesën e vjetër të qytetit, edhe pse i ri në moshë, i sakrifikonte daljet e të shtunave mbrëma  deri në orët e vona për të punuar në rradhitjen e gazetës VETËVENDOSJE!, atëherë kur kjo gazetë ishte një ndër “armët” kryesore të Lëvizjes. Kur i kërkoja falje që ja humba natën, më thoshte faleminderit që po ma jepni mundësinë.

I lehtë të qoftë dheu Arlind!

Ngushëllime familjes, miqve e aktivistëve!”.

Lexo edhe:  Serbët nisin protestën kundër hapjes të Urës së Ibrit, KFOR-i dhe Policia në vend të ngjarjes