Vdesin 7 persona në një aksident të tmerrshëm në Turqi

Shtatë persona e kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në Turqi.

Ngjarja ka ndodhur në provincën lindore Agri.

Në rrugën Van-Agrı, një autobus me 21 pasagjerë u përplas në dy kamionë të cilët ishin aksidentuar më parë.

Pas kësaj në autobus ka shpërthyer një zjarr.

Në vendin e ngjarjes kanë dal shumë ekipe të zjarrfikësve, emergjencës.

Disa persona që u lënduan u dërguan për në spital.

Nga 11 të plagosurit, dy janë në gjendje të rëndë, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

Lidhur me rastin ka folur edhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

“Shtatë bashkëqytetarë tanë humbën jetën brenda një autobusi që mori flakë pasi u përmbys”, raporton Anadolu Agency.

Lexo edhe:  Një i ri tenton të hyjë ilegalisht në Sunny Hill, ndalohet nga policia