Vdes 65-vjeçari, u shtyp brenda kamionit të mbeturinave në Shqipëri

Një burrë ka vdekur tragjikisht në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

65-vjeçari i cili ishte punonjës i pastrimit ka përfunduar brenda makinerisë që mbledh plehrat në kamp dhe është copëtuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën.

Sipas dëshmisë se kolegëve të tij, makineria në një moment është bllokuar dhe teksa ai po tentonte ta zhbllokonte aksidentalisht ka lëvizur levën dhe makineria e ka tërhequr brenda duke e copëtuar, shkruan Abcnews.al.

Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga policia.

Lexo edhe:  Rrëfimi emocional i qytetarit për arsyen pse migroi në Francë: Shkova për t’i shëruar dy fëmijët, më vdiqën në moshën 17 dhe 32 vjeçare