Vdes 40-vjeçari nga Malisheva, djali i tij 6-vjeçar kërkoi ndihmë për ta shpëtuar

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës, ku një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sinjali mëson se i ndjeri nga fshati Terpezë kishte probleme shëndetësore dhe thirrjen për ndihmë e kishte bërë fëmija i tij 6-vjeçar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin