Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, një person dërgohet pa shenja jete në QKUK
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se nuk dihen rrethanat e vdekjes dhe rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.
“Viktima mashkull kosovar është sjellë në QKUK pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.