Vdekje e dyshimtë në Deçan, gjendet pa shenja jete një person
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Baballoq të Deçanit, ku në një banesë është gjetur pa shenja jete një person. Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë dhe tashmë njësitë policore ndodhen në vendin e ngjarjes.
Kështu kanë bërë me dije sinjalizuesit e Sinjalit dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një shtetas të Malit të Zi.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa njësitë përkatëse të Policisë, po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.