Vdekje e dyshimtë, 46-vjeçari gjendet i vdekur në një lokal në Prishtinë

Një burrë ka vdekur në mëngjesin e së premtes në një lokal tek rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç”, tha Ahmeti.

Lexo edhe:  Këta janë gjashtë të arrestuarit pas vdekjes së punëtorit 18-vjeçar në Prizren