Vdekja e zyrtarit të FSK’së duke punuar në ndërtimari, Ministria del me reagim – përmend pagën e pensionet që merrte

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një reagim lidhur me vdekjen e zyrtarit të FSK’së, Liman Musliu, i cili vdiq të shtunën derisa po punonte në ndërtimtari.

Ministria ka drejtuar akuza ndaj mediave në pjesën më të madhe të reagimit. Në reagim thuhet se zyrtari Liman Musliu, me kontratë të FSK-së, ka qenë zyrtar civil, me nivelin A1 (koeficienti 5.2 dhe shtesat tranzitore në pagë për shërbyesit civilë të MM-së), raporton Express.

Aty theksohet se i nëjti s’ka qenë pjesëtar i uniformuar i FSK’së, derisa përmendet edhe se ka qenë përfitues i pensionit invalidor të UÇK’së, si dhe pensionit të TMK’së.

“FSK dhe MM nuk kanë asnjë kompetencë dhe asnjë ndalesë se si pjesëtari i FSK-së, apo zyrtari civil e kalon pjesën tjetër të ditës, pas orarit të rregullt të punës, apo fundjavat. Në rastin konkret të nëpunësit Liman Musliu, marrëdhënia e punës e tij në FSK, si nëpunës civil nuk ndërlidhet me asnjërin kufizim të paraqitur në nenin 18 të Ligjit Nr. 06/L -011, për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, thuhet në reagim.

Lexo edhe:  IHMK zbardhë parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme