Vdekja e mistershme e 27 vjeçarit nga Lipjani, vdiq pak kohë pas u arrestua nga Policia
Një 27 vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta në Lipjan menjëherë pasi i njëjti ishte arrestuar nga Policia.
Agon Zejnullahu fillimisht kishte sulmuar kalimatarët në rrugë derisa ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa Policia për Periskopin tha se kur reaguan për ta vënë situatën nën kontroll ftuan edhe ekipin mjekësor për t’i ofruar ndihmën e parë.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime të Rënda. Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Aktualisht policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Agon Borovci për Periskopin
Ndërkohë nga GazetaDemos janë publikuar edhe pamje kur Policia e Kosovës po tentonin ta arrestonin tashmë të ndjerin dhe shihet se po mundohej t’i rezistonte arrestimit.