Vdekja e 52-vjeçarit në Gjakovë, flasin familjarët – tregojnë nga çfarë mund të ketë vdekur familjari

(Foto ilustrim)
Gazeta Sinjali raportoi sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në një familje në rrugën “Ilir Hoxha” në Gjakovë, ku një burrë u gjet i vdekur te shtëpia e tij. Familja Zenelaj u tronditën kur e gjetën të shtrirë 52-vjeçarin dhe e njoftuan menjëherë Policinë e Emergjencën.

Vdekjen e Behar Zenalajt e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe sipas informacioneve të para ai dyshohet se ka pasur infarkt.

Kështu kanë bërë të ditur për Sinjalin edhe familjarët e tij, të cilët kanë thënë se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore, prandaj nuk kanë dyshimet për vdekjen e tij.

52-vjeçari ka vdekur në orët e mëngjesit, kur edhe Policia ka dalë në ven din e ngjarjes, me ç’rast janë bërë ekzaminimet e nevojshme, kurse trupi iu është liruar familjes për të vazhduar me ceremoninë e varrimit.

Sinjali mëson se pas përfundimit të të gjitha procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Tragjedia në Kosovë, katërvjeçari tentoi t’i merrte lodrat në dërrasat sipër bunarit [VIDEO]