Vdekja e 44-vjeçarit, ndalohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në autostradën ‘Arbën Xhaferi’
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të lënduar pasi u ndeshën dy automjete transportuese. Viktima që vdiq në vendin e ngjarjes është një 44-vjeçar.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, teksa tashmë ka bërë të ditur se një person është ndaluar.
“Lidhur me shkaktimin e aksidentit në fjalë me urdhër të prokurorit, një person i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, tha Hoxha.
Ndryshe, vdekjen e 44-vjeçarit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa katër të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK.
“Rreth orës 14:00 në autostradën “Arbën Xhaferi” Lipjan -Ferizaj km-15 është shkaktuar aksident trafiku ku janë pershirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndersa tjetri i ndalur në shiritin emergjent. Si pasojë e aksidentit dyshohet se një person i gjinisë mashkull rreth 44 vjeqar ka vdekur ne vendin e ngjarjes, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndersa kater persona kanë pësuar lëndime trupore të cilet janë transportuar ne QKUK-Prishtinë per tretman mjekësor.“