Vazhdon tortura: Gati 6 orë po presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova

Pika kufitare e Merdares është më e ngarkuara sa i përket fluksit të lëvizjeve.

Sipas Qendres për Menaxhim Kufitar të Ministrisë të Punëve të Brendshme, pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, shkojnë deri në 340 minuta apo (pesë orë e 40 minuta).

Gjatësia e kolonës së veturave shkon deri në një kilometër e 200 metra.

Derisa për të hyrë në vendin tonë, pritjet janë deri në 200 minuta apo (tre orë e 20 minuta).

Më pak e ngarkuar paraqitet situata tek Dheu i Bardhë.

Aty për të dalë nga Kosova pritjet zgjasin deri në një orë.

Kurse, për hyrë bashkatdhetarët nuk duhet të presin më shumë se gjysmë orë.

Lexo edhe:  Haradinaj për Ministrinë e Mbrojtjes: Ka pasur hajni në gullash dhe pasul të ushtarëve