Vazhdon moti me shi, erëra të fuqishme e reshje të mëdha në Skenderaj e Gjilan

Në vendin tonë tash e disa javë janë duke mbizotëruar kohëpaskohe reshjet e shiut, e ku nuk po mungojnë edhe vërshimet.

Këto reshje të shiut kanë bërë që disa rrugë në Rrafshin e Dukagjinit të vërshohen, me pusetat që nuk e përballonin më saisnë e vërshimeve. E ndërsa vërshime pati edhe në fshatin Janjevë të Lipjanit, ku reshjet shkaktuan dëme edhe në infrastrukturë.

Erëra të fuqishme, reshje e stuhi shiu sot gjatë ditës kanë vërshuar edhe një zonë në periferi të Skenderajit, por deri më tani nuk raportohet për dëme.

Po ashtu, edhe qyteti i Gjilanit në orët e para të ditës pati reshje të mëdha shiu e erëra të fuqishme.

Për VIDEO klikoni KËTU

Lexo edhe:  Sherr në një familje në Fushë Kosovë: Vëllezërit rrahen për një kompjuter, përfundojnë në Polici