Vazhdon fushata “Mos bli prodhime serbe”: Edhe një rrjet i marketeve largon artikujt nga Serbia

Është rritur numri i marketeve që po largojnë prodhimet serbe nga raftat e tyre.

Grupi “Mos bli prodhime serbe” në rrjetet sociale po vazhdon të rritet, shkruan Jepi zë.

Njëri nga organizatorët e kësaj fushate, biznesmeni kosovar, Burim Piraj , ka njoftuar se në vazhdën e bojkotimit të produketeve serbe, Bini market në Prishtinë ka vendosur t’i largojë nga shitja prodhimet me orgjinë nga Serbia.

Lajmin e ka dhënë edhe vet rrjeti i këtyre markteve, të cilët janë të ve dosur në disa lagje, shkruan Jepi zë.

Lajmi plotë:

Ju njoftojmë se nuk kemi në dispozicion në marketin tonë asnjë produkt serb për t’u shitur.

Ne po punojmë për të siguruar një gamë të gjerë produktesh për t’i përmbushur nevojat tuaja, por jo edhe produkte serbe.

Rr.: Haxhi Zeka nr: 32,- Kolovicë, 10000 Prishtinë
Rr.: Ismet Krasniqi – Kodra e Trimave 10000 Prishtinë

#Binimarket

Lexo edhe:  Vdes në moshë të re Driton Ferati, varroset nesër në fshatin Vërnicë