Vazhdojnë garat me vetura, dënohen me nga 150 euro dy të rinj në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Përkundër që në fund të vitit që shkoi një garë me vetura përfundoi tragjikisht në Autostradën “Ibrahim Rugova”, të rinjtë po vazhdojnë me organizime të tilla. Kështu ka ndodhur edhe të hënën në rrugën Prishtië-Ferizaj.

Sipas Policisë, dy vozitës sot rreth orës 17:00 po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

“Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy vozitës janë gjobitur sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 150 euro dhe nga 1 pikë negative.

Postimi i Policise:

Gjobiten dy vozitës të cilët po garonin me vetura

Sot rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, nga njësiti i trafikut rajonal, janë gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura.
Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet.

May be an image of ticket stub and text
May be an image of ticket stub and text
Lexo edhe:  “Fëmiu ka probleme” – Prishtinasi me propozim mesjetar për zgjidhje: Sille rreth bunarit, merri ca qime