Vasfije Krasniqi, shpreh mirënjohje për UÇK-në: “Sot jam falë jush”
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Vafsie Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur respektin dhe mirënjohjen më të lartë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ajo thekson se falë sakrificës së UÇK-së, ajo dhe shumë të tjerë sot ekzistojnë të lirë dhe krenarë në vendin e tyre, shkruan Jepi zë
Në postimin e saj, Krasniqi shkruan:
“Sot jam falë jush – falë trimërisë, sakrificës dhe dashurisë tuaj për Atdheun. UÇK-ja nuk ishte vetëm një ushtri, por zemra e një kombi që nuk pranoi robërinë. Lavdi e përjetshme!”
Ky mesazh prekës vjen si një kujtesë e dhimbjes së luftës, por edhe si një vlerësim për ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, duke përfshirë edhe çlirmtarët që po gjykohen në Hagë. Deklarata e saj është një thirrje për të mos harruar kurrë ata që sakrifikuan, dhe për të vazhduar të nderohet e vërteta dhe drejtësia.