Varroset polici i Kosovës që u gjet i vdekur gjatë ndërrimit të punës në Jarinje

Sot më datën më 11 dhjetor 2023, në fshatin Terllabuq të komunës së Vushtrrisë u mbajt ceremonia e varrimit të zyrtarit policor Rexhep Sejdiu.
Në ceremoninë mortore morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme z. Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së Kolonel Hoxha, përfaqësues të institucioneve vendore si dhe eprorë e kolegë nga Policia e Kosovës.
Të pranishmëve në ceremoni me nga një fjalë rasti iu drejtuan Ministri i MBP-së, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, kryetari i Komunës së Vushtrrisë si dhe një familjar i zyrtarit Rexhep Sejdiu, të cilët folën për shëmbëlltyrën, punën profesionale dhe sakrificën e pakursyer të zyrtarit Sejdiu në ofrim të sigurisë, ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e kufirit shtetëror.
Poashtu dy vajzat e Rexhep Sejdiut përmes poezive të dedikuara, me shumë emocion evokuan kujtime për babain e tyre në ceremoni.
Kujtojmë që polici u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm teksa po pushonte gjatë ndërrimit të punës në Jarinje.
Lexo edhe:  Kështu u bë vetura nga aksidenti i frikshëm, 4 të vdekurit ishin brenda BMW-së që u bë llom