Varroset babai me të bijën, vdiqën nga aksidenti në Kamenicë
Baba 33-vjeçar e bija e moshës njëvjeçare, janë varrosur sot në Gjilan, pasi vdiqën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në fshatin Hodonovc të Kamenicës.
Babai me inicalet A.E., vdiq menjëherë pas aksidentit, ndërsa foshnja me inicilaet O.E., fillimisht u trajtua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Në aksident e përfshirë ka qenë edhe nëna, e cila ende po trajtohet në spital, pas plagëve të rënda që ka marrë.