Varroset 35 vjeçarja që u vra në oborrin e QKUK-së
I është dhënë lamtumira e fundit 35-vjeçares, Hamide Magaxhi, në Llugaxhi të Lipjanit.
Gruaja tashmë e ndjerë dhe e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë, u vra nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.
Në varrimin e saj janë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me stafin e saj, dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
Ndërkohë, i dyshuari, Sokol Halili, është ende në arrati.