Vapë e madhe: Ky është parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim

Sot na pret mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Temperaturat do të shënojnë rritje dhe do të fillojnë të fryjnë erëra të nxehta nga jugperëndimi që do të “transportojnë” ajrin e nxehtë afrikan drejt rajonit tonë. Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 32 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë pak mbi 35 gradë Celsius në zonat më të nxehta.

Të enjten edhe në më nxehtë në tërë rajonin parashihen rritje të mëtutjeshme të temperaturave, në Kosovë deri në 37 apo 38 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri mund të regjistrohen 40 gradë Celsius.

Të premten fronti i ftohtë që përfshinë pjesën veriore të rajonit tonë ulë paksa temperaturat, por do të vazhdojë të jetë shumë nxehtë në territoret tona. Pasdite në disa vise të Kosovën mund të ketë ndonjë rrebesh ose stuhi të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Për fundjavë nxehtë dhe me diell. Vala e nxehtësisë vazhdon duke u fuqizuar të dielën përsëri./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Krasniqi: Kosova humbi njohjen dhe fitoi asociacionin