Valon Syla tregon momentin se si u mundua të ikte nga personat që u sulmuan

Valon Syla, i cili u sulmua para disa ditësh nga tre persona në një kafe në Bregun e Diellit, tregon për Lajmi.net se si ndodhi ngjarja.

Valon Syla tregon se si njëri nga personat e kishte thirrur atë nga larg kafenesë për ta sulmuar.

“Erdha te kafja, dhe për një moment një person më thërret nga larg kafes dhe më thotë a po vjen deri këtu, dhe une fillova të vrapoj, sepse si e kam pa me mjekërr e dita se nuk është ardhur të më thotë “merhaba””, thotë Syla.

“Madje edhe pse isha afër derës une nuk arrita të hyjë Brenda dhe më kanë sulmuar, dhe mejëherë ka ardhu Iliri, i cili e ka kapur njërin për ta lagruar, kurse prap dy të tjerë kanë vazhduar sulmin ndaj meje”, është shprehur Syla.

Për VIDEO klikoni KËTU

Lexo edhe:  Kadetët e rinj të FSK-së: Të lumtur e të privilegjuar që do t’i shërbejmë shtetit