Valon Syla i kujton diçka Kurtit: Nga luan, në zhapin

Gazetari Valon Syla komentoi zhvillimet e fundit pas takimit në Komisionin Evropian dhe justifikimeve të reja e të vjetra të kryeministrit Albin Kurti për të mos pranuar apo pranuar diçka me një por anash, ose jo. Ec e dije. Kopalla i vlerësoi.

Syla në llogarinë e tij në Facebook me batutë e nisi si rëndom dhe me batutë e mbylli përshkrimin e karrierës politike të Kurtit përmes sloganeve gjatë veprimtarisë së Vetëvendosjes. Me këto parulla është e mundshme lehtë të vërehen kopallat, kur krahasohen me veprat më pas.

“Se veprat janë se kush je në të vërtetë. E fjalët janë vetëm pjesa se çka dëshiron me qenë, e smundesh, ose ske guxim me qenë’.

“Niherë, Jo Negociata, Vetëvendosje. Pastaj, Vetëvendosje me vendos vet..Tjetër, Po Negociata… e Asociacion Jo. Krejt në fund Asociacion Po, por pa nënshkrim të Vuçiqit Jo.”

Çka më pas, ndiqni të njejtën metodë dhe do të dilni në përfundim shkruan Syla. Rrena e kopalla.

“E nesër, Albin Kurti vjen me një pozitë edhe ma të dobët nga krejt këto rrena e kopalla, e sidomos nga kopallat e fundit te tij, jo që po i thotë tash.”

Kryeministri Kurti s’ka guxim as njerëz të kryej  detyrën që e ka si lider, shkruan Syla që e konsideron si dezertim mosgatishmërinë e tij të ndërmarrë vendime që mund të jenë jo popullore. Shtoi edhe se është jo kompetent  të qeverisë poashtu.

“Pra, veprat i ka rrena, zbothje nga pozita e Luanit në pozitën e zhapinit që krisma e parë e fsheh nën gurë e nëpër kaçuba. Qe 15 vjet rren se ka me ardhe në pushtet me ndal Zajednicën… por jo. Se ky fjalet i ka, por veprat tregojnë se ky as një lule ska mbërri me mbjellë në Kosovë, veprat tregojnë edhe se ska njerëz, e as guxim të bëjë dicka.”

Lexo edhe:  Qeveria i ndan 200 mijë euro për Bosnje Hercegovinën pas dëmeve nga vërshimet

Ajo çka po projektohet në publik është refleksion i dëshirës por veprat s’mund të fshihen shkruan Syla.

“Krejt cka din është me fol, me rrejt me tregu se kush ka qef me qenë, por që s’eshtë në të vërtetë”.