Valon Syla del me ultimatum për “xhematin e Facebook”-ut: Keni 24 orë afat
Gazetari dhe analisti Valon Syla, i cili u sulmua ditë më parë nga tre persona, ka paralajmëruar denoncime në polici ndaj atyre që e kërcënojnë me mesazhe në rrjete sociale.
Ai ka dhënë 24 orë afat që të tërhiqen të gjitha mesazhet kërcënuese që janë dërguar në adresën e tij.
Postimi i plotë:
Lajmërim Publik për Xhematin e Facebookut
Deri tash asnjë person që mu është kërcënuar me mesazhe nuk e kam derguar apo denoncuar në polici tash e 25 vjet sa punoj si gazetar dhe media.
Por, po e shoh se pernjëmend i keni kapërcyer të gjithë kufijtë e njerëzores dhe asaj që ua lejon liria e juaj.
Prej këtij momenti i keni edhe 24 orë afat prej meje, nga mirëkuptimi nëse i keni ra pishman me i fshi e me i tërhjek mesazhet që i keni dërguar drejt adresave të mia. Pas këtij afati, bash secilin do ta denoncoj në polici, veç e veç me foto dhe identitete.
Të fala