Valë e re me të reshura shiu e bore në pjesë të ndryshme të Evropës, përfshinë edhe Kosovën
Cikloni i parë i fuqishëm, i shoqëruar me masa të ftohta me origjinë polare, ka sjellur reshje të dendura shiu dhe bore në shumë pjesë të Evropës, e po ashtu edhe erëra të forta.
Ky ciklon po vazhdonë rrugëtimin drejt vendit tonë dhe lindjes së kontinentit, duke sjellur sonte intensifikim të reshjeve të shiut dhe borës, e po ashtu edhe erëra të forta.
Cikloni i dytë, i cili gjindet në Oqeanin Atlantik, gradualisht do të shtrihet të enjten dhe të premten në pjesë të ndryshme të Evropës, përfshirë edhe vendin tonë, duke sjellur reshje të dendura shiu e bore si dhe erëra mjaft të forta.
Reshjet e borës priten edhe në ato vende të cilat nuk janë shumë të zakonshme, e njëra ndër to është edhe qyteti i Parisit.
Reshje bore priten edhe në gjithë Zvicrën, në shumë vende të Austrisë, në pjesën jugore të Gjermanisë, në Hungari, Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Kosovë, në Shqipëri në zonat malore, pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe kështu duke vazhduar drejt lindjes së kontinentit gjatë fundjavës, përfshirë edhe Turqinë me reshje të dendura bore në shumë zona.