Vajza e mitur nga Mitrovica arrestohet për ngacmim seksual dhe kanosje
Një vajzë e mitur e dyshuar për ngacmim seksual të ndodhur më 24 qershor në Mitrovicë, është arrestuar të premten.
Sipas raportit të Policisë të shtunën, e dyshuara përveç veprës penale “ngacmim seksual”, është arrestuar edhe për kanosje të dy vajzave të mitura në prezencë të policisë dhe të një punëtori të PQS-së.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë.