Vajza 17-vjeçare nga Skenderaj zhduket dhe kërcënon nënën, ajo dyshon se po merret me prostitucion

 

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua nga Skenderaj, e cila ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia që më shumë se një javë dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Mësohet se nëna ka deklaruar para Policisë se gjatë kësaj periudhe familja ka pasur shpresë se e bija kthehet, por e njëjta nuk është bërë e gjallë deri para dy ditësh kur i telefonoi.

Kjo thirrje fillimisht e gëzoi nënën e saj, por që më pas e alarmoi pasi vajza 17-vjeçare e kërcënoi atë përmes telefonit, e për të mos mbaruar me kaq e ka kanosur edhe motrën e saj.

Përballë kësaj situate, nëna e saj vendosi që ta njoftojë Policinë për atë që kishte ndodhur, me ç’rast ka ngritur dyshimet se e bija është duke u marrë me prostitucion.

Denoncimi i saj ka aktivizuar Policinë, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

(Foto ilustrim)

Lexo edhe:  Rrokullisen me veturë dy policë të Kosovës