“Ushtria të jetë obligative, ai që është me lek për mu është mercenar”, qytetarët thonë se FSK-në e kishin ëndërr
Dhjetëra qytetarë ia kanë mësyrë të hënës kazermës “Adem Jashari” për t’i parë armët e autoblindat e FSK-së.
Një prej tyre për lajmi.net tha se ushtria duhet të jetë obligative.
“Besoj që s’kanë me pritu me iu bashku ushtrisë prej moshës 18-vjeçare. Ushtria me konë e obligueshme. Ai që është me lek për mu është mercenar”, tha ai.
Dikush tjetër tha se që ta shihte FSK-në aty ku është tash, e kishte vetëm ëndërr.
“E kam menu po e kemi pasë si andërr. Tash e ndi nifar kënaqësie, kemi kontribuu për këtë vend”, deklaroi ai.
E një qytetar tjetër tha se para luftës nuk do ta mendonte që do të kishte një forcë kaq mirë të përgatitur.
“Është hera e parë. Shumë mirë, duket që është një përgatitje e shkëlqyeshme. Jo, se kemi mendu që do të bëhet qështu. Është fjala për para luftës se mas luftës e kemi dit”.