Ushtari rus bie në minë, Ukraina publikon pamjet e rënda

Ushtria ukrainase po vazhdon t’i publikojë pamjet e vrasjeve së ushtarëve rusë anembanë territorit të saj. Blogu ushtarak “Inside The AFU” ka publikuar të dielën momentin kur një ushtar u shkatërrua dhe mbeti pa gjymtyrë pasi dyshohet se ra në minë.

Pranë tij duken edhe trupa të tjerë rusësh të mbetur në fushëbetejë.

Nuk është bërë e ditur se ku ka ndodhur një gjë e tillë, por raste të tilla janë raportuar në shumë zona të Ukrainës.

Ukraina po vijon me kundërofensivë ndaj caqeve ruse, ndonëse s’është konsideruar krejtësisht e suksesshme nisma për eliminimin e luftëtarëve.

Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se nuk janë përmbushur të gjitha objektivat, derisa bora dhe temperaturat e ulëta kanë vështirësuar situatën.

Ndërsa, presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se ushtria e tij s’e ka ndryshuar strategjinë ndaj Ukrainës “në operacionin special”.

Lexo edhe:  Babai i Granit Xhakës mban fjalim para protestuesve në Hagë: Po tentohet të dënohet historia